Aktualitet

Dëbora zbardh Llogaranë, ARRSH apel shoferëve: Mos udhëtoni pa zinxhirë

22 Janar 2022, 17:30 Nga DOSJA
Dëbora zbardh Llogaranë, ARRSH apel shoferëve: Mos udhëtoni

VLORË– Stuhia që pritet të godasë vendin tonë duke se ka nisur që të japë sinjalet e para se është pranë. Si pasojë e uljes së temperaturave dëbora ka zbardhur Llogaranë, duke shkaktuar edhe problemjet e para. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka udhëzuar drejtuesit e automjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, ndërsa kërkon respektimin e sinjalistikës rrugore duke reduktuar shpejtësinë dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore. Po ashtu, ARRSH bën me dije se mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme.

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore,”-shkruhet në postim.

POSTIMI I PLOTË:

LAJMI KRYESOR: ‘NGRIN’ Shqipëria/ Zhbllokohet Rruga e Arbrit, fshatra të izoluar, Rama: Po punohet

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi arrsh moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi

Sondazh

Poll