Aktualitet

‘NGRIN’ Shqipëria/ Zhbllokohet Rruga e Arbrit, fshatra të izoluar, Rama: Po punohet

22 Janar 2022, 08:41 Nga DOSJA
‘NGRIN’ Shqipëria/ Zhbllokohet Rruga e Arbrit, fshatra të

TIRANË– Valë ekstreme temperaturash të ulëta pritet që të mbërthejnë territorin shqiptar në ditët në vijim. Sot, temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë celsius në disa zona të thella.

Rruga e Arbrit e cila ishte e bllokuar nga mbrëmja e djeshme për shkak të ngricave tashmë është e kalueshme. Autoriteti Rrugor Shqiptar lajmëron që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën si dhe të reduktojnë shpejtësinë. Policia ka vendosur postblloqe në Klos dhe në Bastar-Murrizë, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të marrin aksin e vjetër nga Burreli, deri në një njoftim të dytë. Për shkak të motit të keq, fshatrat e Lurës, Selishtës, Kalasë së Dodës, Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit, janë të izoluar dhe rrugët janë ende të pa hapura.

Probleme ka dhe në Njësitë Administrative Lurë, Selishtë, Luzni dhe Sllovë, pasi kanë 48 orë pa energji elektrike. Ky problem është raportuar dhe në Bulqizë, në Njësitë Administrative Krastë, Ostren, Trebisht dhe një pjesë e fshatrave të Fushë Bulqizës. Për shkak të ngricave një pjesë e qytetit të Peshkopisë kanë mungesë të ujit të pijshëm, tubacionet kanë ngrirë pasi temperaturat gjatë natës kanë qenë rreth -15 gradë nën zero.

Kryeministri Edi Rama tha mëngjesin e sotëm se po punohet me të gjitha kapacitetet për pastrimin e rrugëve nga dëbora e ngrica.

Shqipëria është në pritje të stuhisë ‘Elpis’ e cila është në vazhdim e sipër në shtetin fqinj, Greqi. Kjo stuhi ka shkaktuar temperatura shumë të ulëta, reshje të dendura të borës, në zonat fushore të Greqisë veriore dhe lindore, si dhe në ishujt e Egjeut dhe erërat veriore prej 8. deri në 9 Beaufort në lindje. “Elpis” pritet të godasë territorin më tepër në ditët në vijim.

Meteorologët kanë paralajmëruar se dita e martë e javës që vjen do të jetë dita më e ftohtë, ku temperaturat pritet të shkojnë deri në -17 gradë në zonat e thella.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Më e keqja nuk ka ardhur ende! Temperatura rekord me minus, merrni masa… (HARTA)

Temperatura ekstreme! Çfarë na pret në ditët në vijim, në Librazhd -23 gradë

I ftohti! Ministria e Shëndetësisë: Mbani rezerva ushqimore, bombulat e gazit jashtë

LAJM I MIRË! Hapet Rruga e Arbrit

‘Ngrin’ Korça! Temperaturat zbresin deri në -18 gradë celsius

Ngricat mbulojnë akset rrugore, ARRSH: Të gjitha janë të kalueshme, bëni KUJDES

Rruga e Arbrit e BLLOKUAR! Fshatra të izoluar dhe pa energji, Peshkopia pa ujë

Stuhia po vjen në Shqipëri! Ç’po ndodh me ‘Elpis’ në Greqi, çfarë po paralajmërohet

I ftohti polar ‘mbërthen’ Shqipërinë! Rama ‘qetëson’ qytetarët: Puna vijon papushim

Ngrica dhe dëborë në Shqipëri! Temperaturat arrijnë sot deri në -10°C (HARTA LIVE)

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi

Sondazh

Poll