Aktualitet

Zgjedhjet në SPAK/ Prokurorja Sonila Muhametaj bën padi në Gjykatën Administrative

21 Janar 2022, 19:01 Nga DOSJA
Zgjedhjet në SPAK/ Prokurorja Sonila Muhametaj bën padi në

SPAK është plotësuar me 17 prokurorë, por për dy vendet e fundit ku ishte garuese dhe Sonila Muhametaj, prokurorja kërkon gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas zonjës së akuzës ata nuk i kanë marrë pikët me meritë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përfunduar i paditur në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ka renditur disa prokurorë pranë SPAK. Ish prokurorja e krimeve Sonila Muhametaj kërkon ndërhyrjen e gjykatës që të zhbëjë një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara dhe kërkon emërimin në SPAK.

Procesi i emërimeve në SPAK kujton prokurorja duhet të jete i hapur, ndërkohë që dy anëtarë të KLP sipas paditëses gjenden në konflikt interesi dhe duhet të kishin dhënë dorëheqjen. Sepse Sonila Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre. Duke u krahasuar me kolegët Shehu dhe Gokaj ajo kujton jo vetëm volumin e dosjeve që ka hetuar, por edhe parametrat që kërkohen për t’u ngritur në karrierë në SPAK.

Njëri nga fituesit sipas Muhametaj u klasifikua nga KLP në shkelje të Kushtetutës, pasi nuk plotësonte kushtin e aftësisë profesionale. Kurse për tjetrin sipas padisë së prokurores KLP nuk u thellua dhe nuk mori informacion pranë Prokurorisë së Elbasanit se si kishte hetuar përderisa “prokurori fitues i SPAK pati disa qëndrime jo korrekte pasi u pyet nga media për prova mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit”, thotë Sonila Muhametaj.

Madje prokurorja akuzon KLD-në se është në kufijtë e shpërdorimit të detyrës. Duke hedhur dyshime të forta për arsyet e vërteta të renditjes Sonila Muhametaj i thotë gjykatës se këshilli emëroi padrejtësisht dy kolegët e saj. Në një padi që vendos në pikëpyetje qasjen e këtij institucioni, prokurorja i kërkon gjykatës riçeljen e garës dhe renditjen e 3 kandidatëve sipas ligjit dhe meritokracisë.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alfred shehu elvin gokaj gara per spak padia per klp spak tirane alfred shehu elvin gokaj gara per spak padia per klp spak tirane

Sondazh

Poll