Aktualitet

‘Ta heq kokën’/Mbyti krushkën dhe e hodhi në kanal,VIDEO e autorit që tregon sherret

22 Janar 2022, 16:37 Nga DOSJA
‘Ta heq kokën’/Mbyti krushkën dhe e hodhi në

KUÇOVË– Fetah Marra, i arrestuari që dyshohet se ka vrarë fqinjën e tij 64-vjeçaren Fatime Suli, duket se ka pasur edhe probleme të tjerë me bashkëfshatarët e tij. “JOQ” ka nxjerrë një video të tij, teksa flet me persona të tjerë, të cilëve u shpjegon sherrin me komshiun, që mund të jetë edhe djali i viktimës Suli. Por Marra në rrëfimin e tij i përmend vetëm me emra. Ndërkohë që nuk mungojnë as kërcënimet për vrasje dhe fljalët ofenduese mes palëve, edhe pse nuk kuptohet se përse ka nisur debati mes tyre.

“Ti mos dëgjo ç’thonë njerëzit rrugës thashë. Ta heq kokën më tha ai tjetri. S’je nga ata burra o këlush i thashë, po hajde se gardhi na ndan. Unë të ******, o ****. Doli Osmani dhe filloi të bërtiste,”-dëgjohet Marra në video.

 

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në fshatin Kozare. E moshuara Fatime Suli u gjet e vdekur në një kanal, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe, ndërsa shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar. Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth, u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes, 58-vjeçarit Fetah Marra, që është komshiu dhe krushku i viktimës. Ky i fundit e ka pranuar krimin, duke përmendur edhe një borxh, si shkak të konfliktit. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret fqinjen ne kucove fatime resuli fetah marra vritet fatime suli burri vret fqinjen ne kucove fatime resuli fetah marra vritet fatime suli

Sondazh

Poll