Aktualitet

Në SPAK dhe prokurori që gënjeu për Pjerin Xhuvanin/ Padia kundër KLP, Bardhi: Provë

22 Janar 2022, 15:27 Nga DOSJA
Në SPAK dhe prokurori që gënjeu për Pjerin Xhuvanin/ Padia

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka ngritur disa pyetje lidhur me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. E gjitha pas lajmit se Këshilli i Lartë i Prokurorisë është paditur nga  Sonila Muhametaj në Gjykatën Administrative për mënyrën se si ishin renditur disa prokurorë të SPAK.

Në reagimin e tij të parë nga ana e PD-së, Bardhi shkruan se sistemi i drejtësisë është vënë në provë duke përmendur se pjesë e SPAK është edhe hetuesi Alfred Shehu. Emri i këtij të fundit është përmendur gjatë në dosjen e vrasjen së Pjerin Xhuvanit vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Pyetja që e bën sot çdo shqipëtar është: A do të lejojë gjykata një SPAK të kapur nga Edi Rama dhe shërbëtorët e tij si Taulant Balla? A do të lejojë gjykata që të bëhet pjesë e SPAK prokurori famëkeq, Alfred Shehu? Si mund të jetë i denjë për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin një prokuror që gënjeu hapur dhe publikisht për ti shërbyer bandave dhe korrupsionit qeveritar? Përgjigja e këtyre pyetjeve nga drejtësia do të ndajë qartë, nëse sistemi i ri drejtësisë do t’u përkasë përfundimisht pushtetit dhe bandave apo miliona euro dhe dollarë u shpenzuan që sistemi t’u shërbejë qytetarëve,”-shkruan Bardhi.

Emri i Shehut u bë i njohur për publikun pas vrasjes së Xhuvanit në Elbasan, në një konferencë për shtyp të Policisë së Shtetit me Prokurorinë e Rrethit, protagonist i padiskutueshëm ishte prokurori Alfred Shehu. Ai mohoi se në makinën e përdorur nga viktima kishte materiale zgjedhore apo materiale që kishin të bënin me shitblerjen e votës në mjetet që kishin lënë pas të fortët e përfshirë në fushatën e PS në Elbasan. Ndërsa më pas Shehu pranoi në seancë që brenda mjetit ishin gjetur karta identiteti dhe para.

Lajmi për padinë në Adminstrative ka sjellë një sërë reagimesh, pasi prokurorja Muhametaj dy anëtarë të KLP sipas paditëses gjenden në konflikt interesi dhe duhet të kishin dhënë dorëheqjen. Sonila Muhametaj këmbëngul se i ka pasur nën hetim ata apo të afërmit e tyre, duke përmendur me emra dhe kolegët që sipas saj nuk e meritonin vendin në SPAK. Në rrugë ligjore ajo kërkon shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gara per spak padia per klp spak tirane gara per spak padia per klp spak tirane

Sondazh

Poll