Politike

VD-Zgjedhjet, KQZ njeh përfaqësuesit ligjor të Bashës, përjashton Ivi Kason

22 Janar 2022, 10:00 Nga DOSJA
VD-Zgjedhjet, KQZ njeh përfaqësuesit ligjor të Bashës,

TIRANË- Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve Ivi Kaso, ka kundërshtuar përfaqësinë e PD-së në komision pasi sipas tij janë caktuar nga Lulzim Basha, i cili nuk është më kryetar. Ai ka thënë se Indrit Sefa dhe Marash Logu nuk mund të jenë përfaqësues të PD-së në KQZ.

“Besoj që momenti procedural kur do të duhet të verifikohet kjo gjë nga ana e KQZ ka për të qenë regjistrimi i subjekteve zgjedhore në garë“, tha Kaso.

Ndërkohë që kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka thënë se ata janë në marrëdhënie institucionale dhe se përfaqësuesi ligjor i PD-së ka vendosur që Sefa dhe Logu të jenë në komision, duke përjashtuar kështu Ivi Kason .

“Në pikëpamje të ligjit raporti i një partie politike me KQZ-në është një raport i vazhdueshëm, edhe në atë jo zgjedhore. Me gjithë keqardhjen që kam në lidhje me këtë situatë, duhet të pranojmë që jemi në marrëdhënie institucionale. Ai që është përfaqësues ligjor i saj ka konsideruar se cilët do të jenë përfaqësuesit e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Opinionet dhe mendimet e PD-së nnë lidhje me aktet janë ato që do të prezantojnë nga Indrit Sefa dhe Marash Logu“, tha Celibashi.


Pjesë nga biseda:

Sefa: PD ka legjitimiar si përfaqësues të saj për t’u lajmëruar ne si përfaqësues të vetëm të PD në këtë proces.

Celibashi: Po kemi marrë një shkresë nga kryetari i PD në lidhje me përfaqësuesin e saj në KQZ edhe sipas shkresës përfaqëues jeni ju dhe Marash Logu. E shoh që keni në krah dhe kolegun tuaj e tonë zotin Ivi Kaso që deri dje ka pasur përfaqësimin e kësaj partie, për të mos u fshehur pas gishtit nuk mund të mos e prezantoja këtë si fakt përderisa Ivi kaso është aty.

Sefa: E mirëkuptojmë që është lajmëruar për mbledhjen por nga vazhdimi e tutje

Celibashi: Jemi të qartë për këtë, ka edhe shkresën e kryetarit të partisë që njofton për personat që përfaqësojnë.

Kaso: Do donim të njiheshim me një shkresë të tillë. Dua të bëj me dije për një fakt të bërë publik e të njohur botërisht për të cilin janë njoftuar edhe institucionet përkatëse dhe Kuvendi nga i cili raporton KQZ lidhur me faktin që prej 11 dhjetor 2021, jo vetëm nënshkruesi i letrës drejtuar KQZ sic u relatua nuk është më kryetar i PD por me vendim të delegatëve që është organi më i lartë drejtes i saj, sigla dhe vula e PD ka ndryshuar në raport me ato cka ishin depozitur në KQZ për zgjedhjet e 25 priillit.

Celibashi: Raporti i një partie politike me KQZ është një raport që është në kuptim të kohës i vazhdueshëm dhe qoftë gjatë periudhës zgjedhore e jo zgjedhore ekziston një marrëdhënie sa e përcakton ligji. Me gjithë keqardhjen që kam për këtë situatë do duhet të pranoj që jemi në një marrëdhënie institucionale mes KQZ dhe PD si parti politike ku ai që është përfaqësues ligjor i saj e demonstruar kjo deri më sot nga akte zyrtare ka konsideruar cilët do jenë përfaqësuesit e saj në KQZ, keshtuqe më duhet tu them që për juve kjo ishte fjala e fundit në lidhje me këtë cështje dhe me vazhdimin e mëtejshëm të mbledhjes së KQZ dhe opinionet e mendimet e PD në lidhje me këtë akt janë ato që do prezantohen nga Indrit Sefa dhe Marash Logu.

Kaso: Të njihem me aktet që të mbajmë qëndrim

Celiabashi: Patjetër.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD kërkesë KQZ-së: Fushata të nisë në 7 shkurt

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilirjan celibashi ivi kaso ilirjan celibashi ivi kaso

Sondazh

Poll