Politike

VD-Berisha: Erdogan pasi kërcënoi qytetarët shqiptar, foli për vllazëri

22 Janar 2022, 10:48 Nga DOSJA
VD-Berisha: Erdogan pasi kërcënoi qytetarët shqiptar, foli

MIRDITË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Presidenti turk Rexhep tajip Erdogan gjatë vizitës në Tiranë ka kërcënuar popullin shqiptar në lidhje me organizatën FETO. Gjatë foltores së sotme në Mirditë, Berisha tha se Erdogan gjatë fjalës në parlament ka përmendur vllazërinë islame, gjë që shqiptarët nuk e kanë pranuar.


“Erdogan pasi kërcënon qytetarët shqiptar për FETO në parlament tha se në vëllazëri ka rregulla. Në doktrinën islame është koncepti i vëllazërisë dhe jo i kombit. Por ne nuk e kemi pranuar këtë. Sepse gjak shqiptar kanë katolikët e Mirditës, ortodoksët e Korçës. Unë isha fëmijë dhe festonim të gjithë festat fetare. Vëllazërinë e kemi brenda vetes ne. Të tjerët i kemi miq. Edi Rama i ndërron fetë, njëherë thotë se është lider katolik, njëherë thotë se është lider ortodoks dhe në fund tha se mund te jetë edhe lidër mysliman,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- ‘Foltorja’ në Mirditë! Berisha: Përfaqësuesit e SHBA si të Ramës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne rreshen 22 janar 2022 rexhep tajip erdogan sali berisha berisha ne rreshen 22 janar 2022 rexhep tajip erdogan sali berisha

Sondazh

Poll