Politike

VD-Berisha: Ramiz Alia ishte diktator por nuk e mori opozitën peng

22 Janar 2022, 10:35 Nga DOSJA
VD-Berisha: Ramiz Alia ishte diktator por nuk e mori opozitën peng

MIRDITË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka paraqitur një tabelë, e cila tregon se pushteti i kryeministrit Edi Rama është 10 % më i madh se i diktatorit Ramiz Alia. Gjatë foltorës së sotme në Mirditë, Berisha ka treguar se Rama ka bërë diçka që nuk është bërë asnjëherë më para as nga Ramiz Alia dhe as nga asnjë lider tjetër, marrjen peng të opozitës. Berisha shtoi se Alia nuk arriti që të mbante kurrë opozitën nën vete


“Unë do ju paraqes këtu një tabelë, e cila është e vitit 2020 ku tregohet se pushtetit i kreut të Meduzës është 10 përqind më i madh se ai i diktatorit të fundit, Ramiz Alisë. Kjo është e vitit 2020, por në vitin 2022 ata morën peng kreun e opozitës për aferat e tyre, ndaj ky pushtet tani është të paktën 20 përqind më i madh se ai i diktatorit komunist. Sot më shumë se kurrë një mision i madh ju thërret ju dhe shqiptarët kudo që janë, të largojmë, të përmbysim sistemin monist në Shqipëri.

Të rivendosim lirinë dhe vlerat e saj. paralelet me fundin e diktaturës janë absolutisht identike. Në vitin 1991, diktatori i fundit me mjetet e tij nga mëngjesi deri në darkë fliste për demokraci dhe procese demokratike. Sot ndodh e njëjta gjë. Në vitin 1991, burra të shquar më deklaronin se Ramiz Alia është një Gorbaçov i Ballkanit. Unë u thosha se ai ka skuqur vendin me gjakun e të rinjve. Ata mbeteshin. Unë u thosha se ka firmosur për pushkatimin e 27 intelektualëve shqiptarë pa gjyq dhe ata habiteshin. Pa dyshim, ndryshonin mendim. Ramiz Alia nuk bëri atë që po bën Edi Rama në vitin 2022. Ai nuk e mori peng kurrë opozitën. Në vitin 1991 ishim opozitë e vërtetë dhe fituam me një revolucion plebishitar dhe paqësor,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- ‘Foltorja’ në Mirditë! Berisha: Përfaqësuesit e SHBA si të Ramës

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne rreshen 22 janar 2022 edi rama ramiz alia sali berisha berisha ne rreshen 22 janar 2022 edi rama ramiz alia sali berisha

Sondazh

Poll