Politike

VD-Berisha: Basha qëndron pas aferës së ‘5 Majit’ dhe Portit të Durrësit

22 Janar 2022, 10:57 Nga DOSJA
VD-Berisha: Basha qëndron pas aferës së ‘5 Majit’ dhe

MIRDITË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se pas aferës së Portit të Durrësit dhe 5 Majit qëndron kryedemokrati Lulzim Basha si dhe kryeministri Edi Rama. Gjatë foltores në Mirditë, Berisha ka thënë se këta dy pesona nuk kanë asnjë lidhje me pluralizmin dhe me lirinë e fjalës. Ai gjithashtu ka shtuar se ndodhen në një moment kyç, ku duhet të vendosin për liri ose të shikojnë teksa Shqipëria boshatiset muaja-muajës.


Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmenëve po e mbron pengun e tij me gardistë dhe hordhitë e narkopolicisë. Në çdo vend qeveritë bëjnë gabime dhe korrupsion, por është qeveria ajo që qëndron në anën e qytetarëve. Çfarë po shohim këto tre muaj? Atë që nuk e kemi parë kurrë në jetën tonë. Këto tre muaj po shohim se si po u rrafshohen shtëpitë njerëzve që e kanë ndërtuar me djersën e ballit, për të ndërtuar pallate bota e krimit, e bashkuar me Pallat Kapllanin e Lul Bravës. A mund të ndodhë kjo kund?

Pse është mynxyrë pseudopluralizmi? 800 mijë metra katrorë në Portin kryesor të Durrësit, duan të ndërtojnë pallate, një arab i falimentuar në shumë vende të tjera, me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën. Kush kërkon të na e shesë ne për pluralizëm Lulzim Bravën, Lulzim Bunkerin, Lulzim Kimikun? Çfarë lidhje kanë këta me lirinë e shqiptarëve? Ne duhet të shporrim sa më parë nga pushteti këtë bandë dhe klikë kriminale. Ne jemi sot në një moment kritik dhe kyç. Ose do i themi lirisë, liri, ose ne do rrokullisemi në honet e historisë dhe ky vend do boshatiset çdo muaj, çdo vit më shumë. Do konsolidohet narkoshteti,” tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- ‘Foltorja’ në Mirditë! Berisha: Përfaqësuesit e SHBA si të Ramës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike berisha ne rreshen 22 janar 2022 sali berisha berisha ne rreshen 22 janar 2022 sali berisha

Sondazh

Poll