Politike

Lushnja bashkon Bashën e Berishën?Korreshi: Të propozojmë një kandidat,do imponohemi

21 Janar 2022, 18:28 Nga DOSJA
Lushnja bashkon Bashën e Berishën?Korreshi: Të propozojmë

LUSHNJE- Deputeti i Partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Saimir Korreshi, njëkohësisht edhe kryetar i PD për degën kërkon që të bashkojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryedemokratin Lulzim Basha. Në një intervistë të dhënë për “ReportTv”, Korreshi tha se demokratët e Lushnjes do të mundohen që të dalin me një emër të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme lokale. Ndërsa shtoi se do t’i imponoheshin Tiranës për të arritur qëllimin e tyre, por nuk e zbuloi sesi do të ndodhë bashkimi Basha-Berisha që deri më tani duket i pamundur.

U takuam për të parë njëri-tjetrin në sy, që të fitojmë bashkinë e Lushnjës. Do mundohemi të nxjerrim kandidat të përbashkët pavarësisht përplasjes Basha-Berisha. Jemi në një mendje për një kandidat, por kemi mendim ndryshe për regjistrimin. Nuk ka demokratë të ndarë. Ne të PD Lushnjë duhet t’i imponohemi Tiranës dhe jo Tirana të na imponohet ne,”-tha në fjalën e tij Korreshi.

Ndërkohë një ditë më parë, Sali Berisha deri më tani në Lushnje ka propozuar 7 emra, por vetëm 3 prej tyre janë bërë publikë. Bëhet fjalë për: Arben Zjami, Daniel Shandro dhe Nevila Bami. Ishte Klevis Balliu i cili tha se emri i kandidatit që do të përfaqësojë Komisioni i Rithemelimit në zgjedhjet për Bashkinë e Lushnjës, do të përzgjidhet me votat e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Ndërsa PS duket se do të dalë në garë me Eriselda Sefën, zëvendësen e ish-kryebashkiakut Fatos Tushe.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike saimir korreshi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 saimir korreshi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll