Politike

“8 janari”/“Hapet” Grida Duma: E prisja! E njoh mirë Sali Berishën, kur merr motorin

21 Janar 2022, 20:47 Nga DOSJA
“8 janari”/“Hapet” Grida Duma: E prisja! E njoh

BERAT– Nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe deputetja Grida Duma ka zhvilluar sot një takim me gratë demokrate të LDG-së Berat. Pas takimit me gratë në Berat, Duma komentoi përplasjen e 8 janarit në selinë e PD mes mbështetësve të Sali Berishës e kryedemokratit Lulzim Basha. Po ashtu, ajo shtoi e njeh shumë mirë liderin historik të PD-së, duke theksuar se e priste gjithçka që ndodhi më 8 Janar.

“Unë nuk doja që të ndodhte, por e prisja që të ndodhte. E prisja të ndodhte sepse e di çfarë do të thotë kur kalon logjika. Nuk do të doja kurrë të flisja për një zvarritje personale të lojës së Sali Berishës, që do zvarriste Partinë Demokratike. Unë e di shumë mirë që kur Sali Berisha e merr motorin e nxehur emocional të tijin vepron edhe kështu dhe e prisja gjithçka ndodhi në 8 Janar. E kam ndëshkuar atë dhunë, kam qenë aty dhe e di që dhuna mendore, psikologjike dhe shpirtërore brenda godinës së PD-së atë ditë ishte shumë herë më e madhe se jashtë godinës. Ne ishin brenda godinës, jo për ta mbrojtur atë me trupa, por për të treguar se në ditë të vështira ne nuk e lëmë institucionin. E kam thënë shpesh herë që nuk ishte çështje muresh, por çështje institucioni dhe kauzën duhet ta mbrosh deri në fund dhe është fitore që nuk kishte gjak atë ditë,”-tha në fjalën e saj Duma.

Çfarë ndodhi mes palëve më 8 Janar?

Më 8 Janar në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të Berishës me ata të Bashës që ishin brenda godinës. Megjithatë protestuesit u larguan me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.

Për disa orë, selia e PD ishte e mbushur me efektivë policie dhe hetues, ndërkohë që Basha akuzoi ish-kryeministrin Berisha për të gjitha sulmet dhe trazirat e shkaktuara. 34 persona u vunë në pranga, 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura në Selinë e Partisë Demokratike, por edhe të arrestuarit janë liruar nga Gjykata. Basha, Berisha, Bardhi dhe Noka po ashtu u morën në pyetje nga Prokuroria për ngjarjet e 8 Janarit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grida duma perplasje ne partine demokratike grida duma perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll