Politike

Kriza energjitike ‘godet’! Stuhia prek Shqipërinë, Balluku: Do blejmë energji!

21 Janar 2022, 17:53 Nga DOSJA
Kriza energjitike ‘godet’! Stuhia prek Shqipërinë,

TIRANË– Ministria e Energjitikës dhe Infrastukturës, Belinda Balluku ka shpërndarë disa këshilla për të gjithë qytetarët, në momentin kur vendi ynë pritet që të përballet me një stuhi të fortë. Në një video që ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale, Balluku bën me dije se mund të ketë probleme me furnizmin me energji elektrike, ndërsa del garant se të gjitha rrugët do të jenë të hapura. Megjithatë shton se për sigurinë e të gjithëve, është mirë që qytetarët të qëndrojnë brenda në banesat e tyre.

“Kushtet e rënduara do të sjellin e reshje dëborë e shiu. Priten temperaturas minus në të gjithë vendin. Akset janë të gjitha të aksesueshme. Por tregohuni të kujdesshëm dhe ecni me zinxhirië. Do t’ju garantojnë rrugët e hapura, do të punojmë ditë e natë. Është bërë kriposja. Nuk është rasti për t’u argëtuar me rekorde dhe do të krijojnë probleme. Sa i përket energjisë, kemi marrë masat për të qenë në gatishmëri. Në kaskadë po prodhojmë me fuqi të plotë, megjithatë rritja e kërkesës me 70% më shumë. Do të na duhet që t’i drejtohemi dhe importit. Duhet kuptuar se për shkak të kushteve atmosferike mund të kemi dhe vaari. Do të mundohemi që t’i sistemojmë sa më parë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Për shkak të konsumit, mos e shpërdoroni energjinë. Po punojmë që gjithçka të jetë normale,”-u shpreh Balluku në fjalën e saj.

LAJMI KRYESOR: Dëbora pushton Shqipërinë, mbyllet Rruga e Arbrit, Kukësi, Dibra e Korça me probleme

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belinda balluku moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi belinda balluku moti i keq ne shqiperi stuhia elpis ne shqiperi

Sondazh

Poll