Aktualitet

I izoluar në “41 bis”, Emiljano Shullazi ankimim në Gjykatën Kushtetuese

21 Janar 2022, 15:11 Nga DOSJA
I izoluar në “41 bis”, Emiljano Shullazi ankimim në

TIRANË– Emiliano Shullazi ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për izolimin e tj në regjimin “41 bis”. Ankimimi bjen pasi Gjykata e Lartë rrëzoi pretendimet e tij për të dalë nga regjimi i sigurisë së lartë, ndërkohë që seanca është përcaktuar të zhvillohet më 22 shkurt në orën 12:00.

Prej 1 gusht anëtarët të bandës së Emiljano Shullazit, por edhe të dënuar të tjerë si: Arbjon Aliko, Arbër Çekaj dhe Genci Balla janë disa prej të dënuarve që janë izoluar në regjimin ‘41-bis’.

Shullazi u dënua me vendim të formës së prerë pas 83 seancash gjyqësore që u zhvilluan në harkun kohor të më shumë se 2 viteve në GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Ai u dënua me 14 vite burg, ndërsa me 12 vite burg u dënua Gilmando Danin, Endrit Qyqja me 10 vite, Indrit Zela me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg. Por Shullazi akuzohet edhe për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, në vitin 2005. Megjithatë për këtë ngjarje hetimet ende vazhdojnë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiliano shullazi gjyqi ndaj emiliano shullazit regjimi 41 bis emiliano shullazi gjyqi ndaj emiliano shullazit regjimi 41 bis

Sondazh

Poll