Aktualitet

Bëri aksident dhe qëlloi shefin e policisë, arrestohet i moshuari në Berat

21 Janar 2022, 14:15 Nga DOSJA
Bëri aksident dhe qëlloi shefin e policisë, arrestohet i moshuari

BERAT – Policia e Beratit ka arrestuar një 70-vjeçar, i cili një ditë më parë u përfshi në një aksident rrugor, ndërsa ka goditur me sende të forta edhe shefin e seksionit për Qarkullimin Rrugor.

Në pranga ka rënë shtetasi N.P., ndërsa sipas policisë gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë.

NJOFTIMI I POLICISË

U përfshi në aksident rrugor dhe goditi me sende të forta Shefin e Seksionit për Qarkullimin Rrugor. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. P., 70 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme rreth orës 10:00, në aksin rrugor Berat-Dimal, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër. Në momentin që kanë arritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor në vendin e ngjarjes, shtetasi N. P., ka goditur me sende të forta Shefin e Seksionit për Qarkullimin Rrugor. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. P., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarakë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne berat policia berat arrestime ne berat policia berat

Sondazh

Poll