Aktualitet

I ftohti polar në Shqipëri, meteorologia: Java e re me temperatura akoma më të ulëta

21 Janar 2022, 14:18 Nga DOSJA
I ftohti polar në Shqipëri, meteorologia: Java e re me temperatura

TIRANË– Meteorologia Adjola Bani ka parshikuar një bot mjaft të fohtë edhe gjatë fundjavës që po vjen. Në një prononcim për TVKlan, Bani tha se në gdhirje të së shtunës do të kemi reshje dëbore në zonat lindore e depërtim të masave ajrore me origjinë polare duke filluar nga mesdita. Sipas meteorologes, do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Temperaturat e ajrit, vlerat më të ulëta pritet të shënohen javën e ardhshme.

“Duke u gdhirë dita e shtunë do të kemi reshje dëbore në zonat lindore, gjithashtu do të kemi depërtimin e masave ajrore me origjinë polare duke filluar nga mesdita ne do të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, ku vlerat maksimale zbresin në 9 apo në 10 gradë Celsius sot. Më e ndjeshme rënia e temperaturave do të jetë mëngjesin e së shtunës, gjithashtu edhe mesdita ku presim që vlerat minimale pritet të ulen në minus 10 gradë Celsius në qytete të veri-lindjes, si Puka, Peshkopia, Bulqiza, Bajram Curri. Gjithashtu edhe në jug-lindje të vendit, termometri zbret në minus 9 gradë Celsius, ndërsa maksimumi shënon deri në 7 gradë Celsius në zonat perëndimore dhe ditët më të ftohta do të jenë: E hënë, e martë dhe e mërkurë, ku termometri në zonat malore zbret në minus 12, minus 13 gradë Celsius, ndërsa pothuajse i gjithë territori shqiptar gjatë orëve të para të ditës, 90 për qind e territorit do të jetë në vlera negative. Temperaturat e ajrit, vlerat më të ulëta pritet t’i shënojnë javën e ardhshme, ndërkohë që nuk do mungojnë as reshjet e dëborës. Me përjashtim të Sarandës, të gjitha qytetet do shënojnë temperatura negative,”- tha Bani.

LAJM KRYESOR: Dëbora pushton Shqipërinë, mbyllet Rruga e Arbrit, Kukësi, Dibra e Korça me probleme

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adiola bani moti i keq ne shqiperi adiola bani moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll