Aktualitet

Probleme me zemrën, Lefter Koka përfundon në spital

21 Janar 2022, 14:13 Nga DOSJA
Probleme me zemrën, Lefter Koka përfundon në spital

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për korrupsion e shpërdorim detyre ka përfunduar në spital. Mësohet se Koka është dërguar në spital pasditen e djeshme, pasi ka shfaqur çrregullime të sistemit kardiak. Ende nuk dihen detaje mbi gjendje shëndetësore të ish-ministrit Koka, por mësohet se ai do të kalojë disa ditë i shtruar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u vu në pranga më 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë në seancat gjyqsore. Me pretendimin se nuk është një person i rrezikshëm, Koka ka dashur që të lërë qelinë, por kërkesa nuk është pranuar nga Gjykata.

Mbi të gjithë rëndon kryerja e 4 veprave penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet lefter koka lefter koka lefter koka ne spital arrestohet lefter koka lefter koka lefter koka ne spital

Sondazh

Poll