Aktualitet

Dosja Hajdari/ Rrezikon 25 vite burg, mbrotja e Haxhisë kërkon kohë, shtyhet seanca

21 Janar 2022, 15:06 Nga DOSJA
Dosja Hajdari/ Rrezikon 25 vite burg, mbrotja e Haxhisë kërkon

TIRANË– Mbrojtja e ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia ka kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur për diskutimin përfundimtar të çështjes. Seanca e sotme gjyqësore për vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike është vendosur që të zhvillohet më 4 shkurt.

Kjo seancë vjen pasi Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për ish-truprojën, i cili akuzohet si bashkëpunëtor për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Dosja e vrasjës së Hajdarit u kthye për t’u rigjykuar nga e para në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës. E gjitha pas ekstradimit të Haxhisë dhe kërkesës së tij në vitin 2018 për t’u përballur edhe njëherë me të gjithë dëshmitarët e ngjarjes, përfshirë edhe liderin historik të PD-së, Sali Berisha.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet izet haxhia rigjykohet izet haxhia vrasja e azem hajdarit izet haxhia rigjykohet izet haxhia vrasja e azem hajdarit

Sondazh

Poll