Aktualitet

Kryeplaku: Marra mund të ketë dashur të abuzojë me Sulin, e ka mbytur pas refuzimit

21 Janar 2022, 15:11 Nga DOSJA
Kryeplaku: Marra mund të ketë dashur të abuzojë me Sulin, e

TIRANË– Kryeplaku i fshatit Kozare Jemin Leshi, tha se nuk ka pasur dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm mes viktimës Fatime Suli dhe autorit Fetah Marra. Në një prononcim për emisionin “Me zemër të hapur”, Leshi hedh dyshime se Fetah Marra ka dashur të abuzojë me 64-vjeçaren. Ai shtoi se ndoshta pas refuzimit të Sulit, e ka mbytur.

“Me këtë person nuk e dija që të kishte ndonjë konflikt. Ai që e ka bërë nuk është shumë në rregull, nuk ka as familje. Nuk më shkonte mendja tek ai njeri për këtë krim. Ajo më është ankuar për probleme bagëtish, por me këtë person nuk e dija. Familja e viktimës, familje punëtore, familje në hallin e vet. Ishte nervoz. Ata janë miq dhe me atë takohej shpesh dhe nuk kanë pasur probleme. Fetahu nuk dilte në shoqëri, nuk komunikonte.  Kishte 10 bagëti e me to merrej. Mbase ai ka dashur të abuzonte me të se s’ka pasur arsye tjetër,”- tha kryeplaku.

LAJM KRYESOR: Horror në Kuçovë! Burri vret fqinjën, e zhvesh, e hedh në kanal të mbuluar me gjethe

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatime suli fetah marra jemin leshi fatime suli fetah marra jemin leshi

Sondazh

Poll