Aktualitet

Trafiku i klandestinëve nga Lindja e Mesme, përgjimet: Paratë ose kthehesh mbrapsht

21 Janar 2022, 13:55 Nga DOSJA
Trafiku i klandestinëve nga Lindja e Mesme, përgjimet: Paratë ose

TIRANË – Zbardhet dosja e trafikimit të klandestinëve nga Lindja e Mesme nga Shqipëria drejt Italisë dhe Greqisë. Mësohet se në dosjen e Prokurorisë ka disa përgjime dhe episode të dokumentuar që trafikantët kërkonin mes njëri-tjetrit favore për të marrë grupe njerëzish dhe transportin e tyre drejt Leçes së Italisë.

Në një nga përgjimet e zbardhura është një nga trafikantët Fatjon Koçllari dhe bashkëjetuesja e tij Kristina Sako që flasin me një emigrant që të lidhet me Muhamedin dhe të bëjë gati paratë në të kundërt nuk vjen dot në Tiranë, ndërkohë që biseda zhvillohet në anglisht. Egjiptiani Muhamet Sherif, është kreu i organizatës së trafikut të klandestinëve.

Kristina Sako:Ali fole me Muhamedin për lekët?

Emigranti: nuk të kuptoj

Kristina Sako : Dëgjo shko fol me Muhametin dhe bëj gati lekët pasi po nuk i pate nuk vjen dot në Tiranë

Emigranti: Nga je ti?

Kristina Sako : Unë jam nga Shqipëria dhe do të pres ty në Tiranë. kur të vish këtu na duhen paratë

Emigranti:Sa kushton?

Kristina Sako : 200 euro për peson, 800 eruo për të gjithë ju

Emigranti: nuk i kemi aq lekë

Kristina Sako : Atëherë nuk vjen dot në Tiranë, nuk hyn dot në hotel, por kthehesh mbrapsht në Korçë

Ndërsa në një përgjim tjetër Fatjon Koçllari flet me Thoma Sakon për vonesën e mbërritjes së fugonin te klandestinë në Elbasan. Ata thonë që pasi të mbërrijnë t’i fshehim nëpër shkurre gjatë natës dhe në mëngjes i nxirrin sërish për t’i transportuar drejt Gjirokastrës

Fatjon Koçllari: Hë mo Thome ku je, tani më morën janë vonuar se njëri ka thyer këmbës apo i ka kafshuar qeni se di, do i marrësh në mëngjes

Thoma Sako: Do i fus në ndonjë shkurre atje dhe në mëngjes i ke gati t’i nxjerr te karburanti.

Fatjon Koçllari  dhe Rudin Shkrela, të dy të arrestuar si pjesë e trafikut të klandestinëve  kanë komunikuar mes tyre ne dhjetor të 2020, për transportin e  4 klandestinëve  sirianë nga Korça drejt Tiranës kundrejt shumës 1200 Euro. Sirianët janë marrë nga Turqia, në Greqi dhe më pas janë çuar në Bilisht të Korçës.  Më pas ata janë marrë nga një fugon  për t’i çuar në Tiranë. Transportuesi i tyre, Rudin Shkrela ka ngatërruar rrugën që duhet të ndiqte dhe kjo ka shkaktuar panik te trafikanti tjetër Fatjon Koçllari.

Biseda telefonike me dy trafikanëtve:

Trafikanti 1: Ja vila nje sek se po vete ta marr une ate cunin se ka ngatërruar rrugën ai vila, se spo…

Trafikanti 2: Mire o zemer mire po te iken me fute ne grope se kam per ti nis leke une atij

Trafikanti 1: Dhe unë grop jam, ja ja se iki une direkt,po cti beje se ka ngaterru rrugën ai

Trafikanti 2: Aman se na more ne qafe o zemer ta kisha dite kisha nis tjetër.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emigrante te paligjshem pergjimet emigrante te paligjshem pergjimet

Sondazh

Poll