Aktualitet

Moti i Keq, Policia Rrugore: Këto janë akset rrugore ku duhet të përdorni zinxhirët

21 Janar 2022, 13:43 Nga DOSJA
Moti i Keq, Policia Rrugore: Këto janë akset rrugore ku duhet të

KUKËS – Policia e Shtetit ka dhënë një informacion të detajuar për të gjithë qytetarët që do të perdorin akset rrugore në Qarkun Kukës, dhe apelon të kenë kujdes pasi priten temperatura akoma më të ulëta në ditët në vijim dhe për rrjedhojë mund të këtë prani të ngricave dhe akull në rrugë.

Akset rrugore të kalueshme me zinxhirë janë: Kukës- Shishtavec, Kukës -Shëmri, Bajram Curri-Valbonë, Bajram Curri-Qafë Morinë, Bajram Curri-Qafë Luzhë. Në akset e tjera nuk ka problematika.

Njoftimi

Për shkak të motit të keq me temperatura të ulëta dhe reshje dëbore, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ka rritur prezencën e shërbimeve policore në akset rrugore urbane e rurale, për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve. Njëkohësisht po bashkëpunohet me pushtetin vendor dhe firmat kontraktuese për mirëmbatjen e rrugëve, si dhe me Njësinë Rrugore për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë, për të bërë të mundur rritjen e sigurisë në rrugë dhe pastrimin e rrugës nga dëbora. Meqenëse priten temperatura akoma më të ulëta në ditët në vijim dhe për rrjedhojë mund të këtë prani të ngricave dhe akull në rrugë, DVP Kukës apelon për të gjithë drejtuesit e rrugës të bëjnë kujdes të madh, të reduktojnë shpejtësinë, të përdorin pajisjet dimërore dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Për çdo ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital, shërbimet e Policisë që operojnë në qarkun e Kukësit do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë.

LAJMI KRYESOR: ‘ELPIS’ mbërrin në Shqipëri, dëbora ‘pushton’ Kukësin e Dibrën, mbyllet Rr. e Arbrit

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq moti i keq ne shqiperi moti i keq moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll