Aktualitet

Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 20-vjeçari në Durrës, në pranga edhe një tjetër

21 Janar 2022, 13:57 Nga DOSJA
Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet 20-vjeçari në Durrës,

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre mësohet se ishte shpallur më herët në kërkim. Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar Emanuel Hasran me 4 muaj burg në vitin 2017 për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Burime bëjnë me dije se në prangat e policisë së Durrësit ka rënë edhe 20-vjeçari me inicialet R.R. Sipas Policisë, i riu ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Emanuel Hasra, 26 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 23.10.2017, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 20 vjeç, banues në fshatin Fllakë, Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne durres policia durres arrestime ne durres policia durres

Sondazh

Poll