Aktualitet

21 janari, Rama: Kemi shlyer pjesën tonë të detyrimit, fajtorët janë Basha e Berisha

21 Janar 2022, 12:16 Nga DOSJA
21 janari, Rama: Kemi shlyer pjesën tonë të detyrimit,

TIRANË – Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët në profilin e tij në Facebook. tha se detyrimin e tij ndaj këtyre katër personave që janë shpallur Dëshmorë të Kombit e ka shlyer me Reformën në Drejtësi. Ai u shpreh se SPAK do të vendosë drejtësi, por që edhe kjo ka nevojë për kohën e saj. Rama kërkoi durim duke shtuar se homazhet më të mira për viktimat, janë dënimet e fajtorëve të vërtetë.

Duke e krahasuar SPAK me një fëmijë që është në hapat e saj të parë e duke belbëzuar, Rama u kërkoi kohë familjarëve.


“Atë ditë, asnjë protestues nuk e kapërceu gardhin drejt Kryeministrisë. Pashë sot komentatorë që flasin nga mbrapa bravës duke thënë se fajin për vrasjen e 21 janarit e kam unë sepse i thirra njerëzit në protestë, por nëse nuk ndalemi tek kriminelët që tërhoqën këmbëzën e pushkës….Në fakt, njëri nga fajtorët ka Foltoren, tjetri është brenda dyerve të blinduara duke mbajtur bravën e Shqupit. Të thuash që ata njerëz u vranë sepse nuk duhet të kishin shkuar në bulevard, nuk meriton përgjigje. Unë besoj se e kemi shlyer pjesën e detyrimit për dëshmorët e 21 janarit dhe e kam fjalën për reformën në drejtësi që përgojohet përditë nga kundërshtarët e saj, përbaltet e masakrohet përditë, foltore më foltore, portal më portal, klub më klub, sallon më sallon por që është pa asnjë dyshim guri i themelit të munguar prej 100 vitesh në këtë shtet, ku drejtësia s’ka qenë kurrë drejtësi. ka qenë një gur në duart e pushtetit, ose një gur për pazarllëqe. Për herë të parë, qysh nga krijimi i shtetit shqiptar është vënë një gur themeli me reformën në drejtësi dhe këtë gur e ka vënë kjo shumicë qeverisëse, nën drejtimin tim sigurisht. Për herë të parë, e ardhmja në drejtësi nuk është blozë, edhe pse e sotmja nuk është rozë. Më në fund erdhi në qeveri PS-ja dhe mori përsipër të vendoste këtë gur themeli në drejtësi.”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

LAJMI KRYESOR: 21 Janari, Rama: Durim, Berisha e Basha, vrasësit e vërtetë, Meta s’ka ç’thotë

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore 11 vjet nga protesta e 21 janarit edi rama ilir meta 11 vjet nga protesta e 21 janarit edi rama ilir meta

Sondazh

Poll