Aktualitet

6 marsi, Celibashi: 180 mln lekë kosto, Vora votim elektronik. Për PD-në sflas dot!

21 Janar 2022, 11:57 Nga DOSJA
6 marsi, Celibashi: 180 mln lekë kosto, Vora votim elektronik. Për

TIRANË – Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, doli sot në një konferencë për mediat nga ku u shpreh se institucioni që ai drejton ka nisur punën për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale që pas dekretimit të datës 6 mars nga Presidenti Meta.

Sipas Celibashit, kostoja paraprake vlerësohet në shumën e 180 milionë lekëve, por një raport përfundimtar do të jepet në fund të ditës së sotme. Celibashi gjithashtu ka bërë dhe një pasqyrim të qendrave të votimit dhe numrit të zgjedhësve të regjistruar.

Celibashi tha se, Partia që kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një prej tyre nga gjykata e Tiranës që përmban të dhënat mbi partinë politike, përfshirë emër, organet drejtuese, organet kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët. Kështu që, sipas Celibashit, nuk është një çështje e komisionit është një çështje e përcaktuar mirë nga ligji.

Kreu i KQZ shtoi më tej se në momentin që do të fillojë procesi i regjistrimit të partive, mediat do të marrin të para dijeni mbi partitë që regjistrohen dhe përfaqësuesit e tyre. Natyrshëm, tha në fund të fjalës së tij Celibashi, unë mund të them dicka, por do duhet ta kem sjelljen në mënyrë korrekte dhe institucionale dhe për këtë shkak, se s’kam droje për të thënë opinionet e mia, por do duhet të jem institucional, kur të paraqiten kërkesat do jetë përgjigja e pyetjes suaj.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-Kë njihni si kryetar të PD?Celibashi: Kam opinionin tim, institucionalisht s’flas

VD-Zgjedhjet e 6 Marsit, Celibashi: Bashkia e Vorës do të votojë elektronikisht!

VD-KOSTOJA- Celibashi: Lokalet e 6 marsit shkojnë 180 mln lekë!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike deklarate e ilirjan celibashit ilirjan celibashi kryetari i kqz deklarate e ilirjan celibashit ilirjan celibashi kryetari i kqz

Sondazh

Poll