Aktualitet

VD-Kë njihni si kryetar të PD?Celibashi: Kam opinionin tim, institucionalisht s’flas

21 Janar 2022, 10:55 Nga DOSJA
VD-Kë njihni si kryetar të PD?Celibashi: Kam opinionin tim,

TIRANË – I pyetur nga mediat se kë njeh si kryetar të Partisë Demokratike zyrtarisht, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë për shkak se nuk janë dorëzuar ende në KQZ dokumentet për regjistrim nga partitë politike.


Ilirjan Celibashi: Partia që kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një prej tyre nga gjykata e Tiranës që përmban të dhënat mbi partinë politike, përfshirë emër, organet drejtuese, organet kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët. Kështu që nuk është një çështje e komisionit është një çështje e përcaktuar mirë nga ligji dhe në momentin që do të fillojë procesi i regjistrimit të partive, ju do të merrni dijeni mbi partitë që regjistrohen dhe përfaqësuesit e tyre. Natyrshëm unë mund të them dicka, por do duhet ta kem sjelljen në mënyrë korrekte dhe institucionale dhe për këtë shkak, se s’kam droje për të thënë opinionet e mia, por do duhet të jem institucional, kur të paraqiten kërkesat do jetë përgjigja e pyetjes suaj.

LAJMI KRYESOR: 6 marsi, Celibashi: 180 mln lekë kosto, Vora votim elektronik. Për PD-në sflas dot!

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore deklarate e ilirjan celibashit ilirjan celibashi deklarate e ilirjan celibashit ilirjan celibashi

Sondazh

Poll