Aktualitet

21 Janari, Rama: Rihetim, Berisha e Basha vrasësit e vërtetë, Meta s’ka ç’thotë

21 Janar 2022, 12:53 Nga DOSJA
21 Janari, Rama: Rihetim, Berisha e Basha vrasësit e vërtetë,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rihetim për tragjedinë e 21 Janarit që la në shesh katër protestues të pajetë. Në një komunikimin me qytetarët përmes profilit të tij në Facebook, Rama tha se një ditë Gjykata do të vendosë se çështje nuk është hetuar, duke paralajmëruar një rihetim. Ai ka shënjestruar paraardhësin e tij Sali Berisha e kryedemokratin Lulzim Basha si fajtorët e vërtetë të 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër protestuesit, Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda. Sipas Ramës, Berisha e Basha që sot janë të ndarë, në 2011-n ishin të bashkuar për të vrarë protestues të pafajshëm.

Kryesocialisti Rama tha se detyrimin e tij ndaj këtyre katër personave që janë shpallur Dëshmorë të Kombit e ka shlyer me Reformën në Drejtësi. Ai u shpreh se SPAK do të vendosë drejtësi, por që edhe kjo ka nevojë për kohën e saj. Rama kërkoi durim duke shtuar se homazhet më të mira për viktimat, janë dënimet e fajtorëve të vërtetë. Duke e krahasuar SPAK me një fëmijë që është në hapat e saj të parë e duke belbëzuar, Rama u kërkoi kohë familjarëve.

I pyetur në komente dhe për qëndrimin e Presidentit Ilir Meta në lidhje me këtë tragjedi, Kreu i Qeverisë tha se gjëja e vetme që bën Kreu i Shtetit, edhe pse është shkarkuar, shpërndan dekorata të pavlera. Sot kryeministri Rama ishte bashkë me të afërmit e katër viktimave, ministra e deputetë duke vendosur karafilë në vendin ku ranë trupat e tyre të pajetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Rama për Metën: S’ka ç’thotë për 21 janarin, shpërdan dekorata pa vlerë

Rama: Sistemi është në pastrim e sipër, një ordinere na bllokoi një projekt

Rama: SPAK nuk është FBI, por një fëmijë që ka nisur të belbëzojë

21 janari, Rama: Kemi shlyer pjesën tonë të detyrimit, fajtorët janë Basha e Berisha

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore 11 vjet nga protesta e 21 janarit edi rama ilir meta 11 vjet nga protesta e 21 janarit edi rama ilir meta

Sondazh

Poll