Aktualitet

Moti i keq në Librazhd, Stebleva mbulohet nga dëbora, problem ngricat

21 Janar 2022, 12:19 Nga DOSJA
Moti i keq në Librazhd, Stebleva mbulohet nga dëbora, problem ngricat

LIBRAZHD – Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe qytetin e Librazhdit dhe disa fshatra rreth tij. Kështu mësohet se edhe Stebleva e Librazhdit është mbuluar nga dëbora, ku trashësia ka arritur në 20 cm dhe situata pritet të jetë problematike nesër kur të fillojnë ngricat.

Policia apelon që në aksin nacional Librazhd –Peshkopi, pas pasdites të sotme të merren masa për qarkullim me zinxhir për shkak të ngricave dhe dëborës që vazhdon e bie.

Moti i keq me stuhi, reshje të dendura shiu dhe dëbore kanë sjellë problemet e para në të gjitha Qarqet e vendit, ku situata më e rënduar paraqitet në Dibër dhe Kukës. Të dy këto qarqe janë zgjuar sot të mbuluara nga dëbora dhe ngricat, që kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, por edhe të këmbësorëve.

Si pasojë e borës dhe ngricave në rrugë, mesditën e sotme ARRSH njoftoi se do të mbyllet përkohësisht Rruga e Arbrit, duke ndaluar qarkullimin e mjeteve në këtë aks, për shkak të rrezikshmërisë së lartë. Bllokimi do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

LAJMI KRYESOR: ‘ELPIS’ mbërrin në Shqipëri, dëbora ‘pushton’ Kukësin e Dibrën, mbyllet Rr. e Arbrit

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq moti i keq ne shqiperi moti ne librazhd moti i keq moti i keq ne shqiperi moti ne librazhd

Sondazh

Poll