Aktualitet

Reshjet e dëborës/Problematike lëvizja në Qafë Thanë, policia: Mbani zinxhirë!

21 Janar 2022, 12:15 Nga DOSJA
Reshjet e dëborës/Problematike lëvizja në Qafë

QAFË THANË – Juglindja e vendit është përfshirë nga dëbora e shoqëruar edhe me erë të fortë çka krijon vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

Reshjet me intensitet më të lartë janë në Qafë Thanë e Pogradec si edhe Dardhë. Policia i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Moti i keq me stuhi, reshje të dendura shiu dhe dëbore kanë sjellë problemet e para në të gjitha Qarqet e vendit, ku situata më e rënduar paraqitet në Dibër dhe Kukës. Të dy këto qarqe janë zgjuar sot të mbuluara nga dëbora dhe ngricat, që kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, por edhe të këmbësorëve.

Si pasojë e borës dhe ngricave në rrugë, mesditën e sotme ARRSH njoftoi se do të mbyllet përkohësisht Rruga e Arbrit, duke ndaluar qarkullimin e mjeteve në këtë aks, për shkak të rrezikshmërisë së lartë. Bllokimi do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

LAJMI KRYESOR: ‘ELPIS’ mbërrin në Shqipëri, dëbora ‘pushton’ Kukësin e Dibrën, mbyllet Rr. e Arbrit

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq moti i keq ne shqiperi qafe thane moti i keq moti i keq ne shqiperi qafe thane

Sondazh

Poll