Aktualitet

Meta: Mezi pres të kthehem në politikë (zero koment për Berishën e 21 janarin)

21 Janar 2022, 13:10 Nga DOSJA
Meta: Mezi pres të kthehem në politikë (zero koment për

TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk ka preferuar të japë asnjë koment mbi protestën e 21 Janarit me katër viktima e cila sot mbush plot 11 vite. Nga Korça, Meta tha se sot është një ditë për të dhënë mesazhe mbi kulturën e artin si dhe për ta vlerësuar atë.

I pyetur nga gazetarët shkarkimin nga posti i tij si President, Meta tha se në fakt mezi po e pret 24 korrikun, ditën që edhe i mbaron mandati. Me humor ai shtoi se nuk i duron dot truprojat e makinat e policisë që i shkojnë pas, bazuar në protokoll. Ndërsa tha më tej se sapo të heqë kostumin e Presidentit, do të futet në betejë e zgjedhje, pasi sipas tij, populli i 2 marsit mezi pret që ai të marrë drejtimin e Lëvozjes Socialiste për Integrim.

25 prillin, Kreu i Shtetit e konsideroi ndeshje të shitur e jo të fituar duke mos lënë pa thumbuar drejtpërdrejt kryedemokratin Lulzim Basha. I pyetur nëse do të ketë një koalicion LSI-Berisha për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, Meta nuk preferoi të përgjigjej.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Meta shkrihet me gazetarët, zbërthen celularin: Blegtoria duhet ruajtur se e ha ujku

Meta: Sa të heq kostumin më keni në zgjedhje, 25 prilli e shitur, jo e fituar

Largimi nga Presidenca, Meta: Mezi pres se s’i duroj dot rojet e makinat e policisë

Koalicion LSI-Berisha? Meta flet për herë të parë

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilir meta ilir meta ne korce ilir meta ilir meta ne korce

Sondazh

Poll