Politike

Xhaxhai i Aleks Nikës: SPAK të marrë në dorë çështjen, Rama duhet të ndërhyjë

21 Janar 2022, 12:25 Nga DOSJA
Xhaxhai i Aleks Nikës: SPAK të marrë në dorë

TIRANË – Xhaxhai i Aleks Nikës, njëri prej viktimave të protestës së 21 janarit, Mark Nika ka deklaruar se dëshiron që çështja për të afërmin e tij dhe tre të tjetët ti kalojë SPAK-ut, ndërsa ka lëshuar një apel për Kryeministrin Edi Rama, që sipas tij duhet të ndikojë që kjo të bëhet realitet.

Sipas Mark Nikës, kjo është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e çështjes që ka ngelur peng i drejtësisë për 11 vite me radhë, ndërsa tha se ka besim se SPAK mund ta zgjidhë këtë.

“Qeveria ndonëse nuk merret me hetimin, merret prokuroria, duhet ta nxisë prokurorinë dhe drejtësinë, nëpërmjet ministrisë së Brendshme që në bashkëpunim me prokurorinë , çështja t’i kalojë SPAK, kjo është arsyeja që bëj kritikë , është SPAK-u kompetent për hetimin e kësaj çështje dhe jo prokuroria e Tiranës që ka 11 vjet që mban dosjen në sirtar, pa kryer veprime dhe refuzon të na japë informacione. Megjithëse është e detyruar që të na informojë sepse ne jemi viktima dhe na njihen të drejtat sipas procedurës së re.”, tha Mark Nika për Top Channel.

Muhamed Veliu: Mendoni se socialistët janë larguar deri diku nga kauza për drejtësi për ju?

Mark Nika: Fakti që nuk flitet më për 21 janarin, arrijmë në përfundimin se mund të ketë një amnisti politike për shkak të zhvillimeve që kalon Shqipëria për tu pranuar në bisedimet në Këshillin e Europës.

Muhamed Veliu: Çfarë do t’i kërkoni Edi Ramës sot?

Mark Nika: Ne Ramës do t’i kërkojmë që të influencojë që kjo dosje të shkojë në SPAK, vetëm ai e zgjidh këtë çështje, presim edhe vendimin e gjykatës së Strasburgut që të japë një vendim që të detyrojë SPAK ta hetojë këtë çështje.

LAJMI KRYESOR: Sot 11 vjet nga 21 janari ku u vranë 4 protestues,familjarët sytë nga drejtësia e re

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike 11 vjet nga protesta e 21 janarit aleks nika mark nika 11 vjet nga protesta e 21 janarit aleks nika mark nika

Sondazh

Poll