Politike

VD-KOSTOJA- Celibashi: Lokalet e 6 marsit shkojnë 180 mln lekë!

21 Janar 2022, 10:37 Nga DOSJA
VD-KOSTOJA- Celibashi: Lokalet e 6 marsit shkojnë 180 mln lekë!

TIRANË – Kryetari i komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shprehet se për zgjedhjet e pjesshme lokale, mund të regjistrohen të gjitha ato parti që plotësojnë kushtet sipas ligjit.

Më tej, Celibashi thotë se kostot për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale, do të jetë 180 mln lekë, por buxheti përfundimtar do të vendoset në fund të ditës së sotme.

Për Bashkinë e Dibrës ka një KZAZ të cilën zhvillohen zgjedhjet. Në 2021 kanë qenë 56 mijë e 642 zgjedhës të regjistruar. Janë 101 QV në të cilat do të votohet në bashkinë Dibër më 6 mars. Në Shkodër janë 4 KZAZ të cilat do të administrojnë procesin zgjedhor në këtë bashki. Në zgjedhjet e 2021 kanë qenë 166983 zgjedhës në listën e zgjedhësve, janë 250 QV. Në Vorë është një KZAZ, janë 44 QV në të cilat do të votohet. Në 2021 kanë qenë 30053 zgjedhës. Në bashkinë e Rrogozhinës ka një KZAZ, 53 QV, kanë qenë 31996 zgjedhës më listën e zgjedhësve më 25 prill. Në Bashkinë Lushnjë kemi 2 KZAZ, 157 Qendra Votimi në të cilat do të votohet. Kanë qenë të regjistruar 104249 zgjedhës në zgjedhjet e 2021. Në Durrës kemi 4 KZAZ, janë 335 QV në të cilat do të votohet. Zgjedhës të regjistruar kanë qenë 258633. Në total janë 13 KZAZ, 940 QV në të cilat do të votohet më 6 mars. Janë rreth 180 mln lekë kostoja e këtyre zgjedhjeve. Po punojmë që dhe për këto zgjedhje të aplikohet sistemi elektronik i identifikimit të zgjedhësve.”, tha Celibashi. 

LAJMI KRYESOR: 6 marsi, Celibashi: 180 mln lekë kosto, Vora votim elektronik. Për PD-në sflas dot!

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike deklarate e ilirjan celibashit ilirjan celibashi deklarate e ilirjan celibashit ilirjan celibashi

Sondazh

Poll