Politike

VD-Zgjedhjet e 6 Marsit, Celibashi: Bashkia e Vorës do të votojë elektronikisht!

21 Janar 2022, 10:45 Nga DOSJA
VD-Zgjedhjet e 6 Marsit, Celibashi: Bashkia e Vorës do të votojë

TIRANË – Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, nga ku u shpreh se në të gjitha bashkitë do të aplikohet identifikimi elektronik, ndërsa shtoi se në Bashkinë Vorë do të aplikohet edhe votimi elektronik.


“Do të bëjmë edhe një sqarim, edhe për këto zgjedhje të aplikohet identifikimi elektronik. Në një konsultim me partitë do të vendosim në lidhje me zhvillimin, aplikimin e votimit elektronik në bashkinë e Vorës. E kemi një eksperiencë në Tiranë. Qëllimi është ta aplikojmë votimin elektronik edhe në zgjedhjet e bashkisë Vorë, por do ta diskutojmë me partitë politike” deklaroi Ilirjan Celibashi në lidhje me këtë çështje.

LAJMI KRYESOR: 6 marsi, Celibashi: 180 mln lekë kosto, Vora votim elektronik. Për PD-në sflas dot!

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike deklarate e ilirjan celibashit ilirjan celibashi deklarate e ilirjan celibashit ilirjan celibashi

Sondazh

Poll