Aktualitet

EMRI/ ‘Shtëpi bari’ në Lushnje, ‘Laboratori’ prangos dhe narkotrafikantin e katërt

21 Janar 2022, 08:53 Nga DOSJA
EMRI/ ‘Shtëpi bari’ në Lushnje, ‘Laboratori’

LUSHNJE – Policia e Lushnjes ka vënë në pranga katër persona, në në kuadër të operacionit “Laboratori”.

Në pranga kanë rënë Klevis (Klajdi) Kasa e shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lushnjës ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë Lushnjë:

Vijon operacioni policor i koduar “Laboratori”, shkon në 4 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, një person i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Laboratori”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore për vendodhjen e një shtetasi i cili ishte në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit: K. (K). K., 32 vjeç, banues në Fiershegan, Lushnjë. Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 14.12.2021, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim. Ky shtetas, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të cilët janë arrestuar në flagrancë nga Policia në 01.04 2021, gjatë operacionit policor të koduar “Laboratori”, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të një banese, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne lushnje operacioni "laboratori" policia e lushnjes arrestime ne lushnje operacioni "laboratori" policia e lushnjes

Sondazh

Poll