Aktualitet

Iu shemb shtëpia te ‘5 Maji’, e moshuara: As Serbi në Kosovë s’e ka bërë këtë gjë

21 Janar 2022, 11:03 Nga DOSJA
Iu shemb shtëpia te ‘5 Maji’, e moshuara: As Serbi në

TIRANË – Liza Marku, 78-vjeçarja, banesa e së cilës u prish nga IKMT në kuadër të procesit të Rindërtimit te ‘5 Maji’ ka dalë sërish sot para mediave, ku ka thënë se nuk e kanë lejuar që të marrë sendet personale dhe ilaçet që përdor për sëmundjen.

Ajo deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga banesa e saj, edhe pse e rrënuar tërësisht, pasi nuk ka para të përballojë qiratë e larta në Tiranë. Marku kërkon nga shteti që t’i rikthehet shtëpia që kishte.

“Jam 78-vjeçe, quhem Liza Marku. Kam jetuar jashtë. E kishin lënë në 10 me na e prish, kanë ardhur në 7 e 30. Ata kanë hyrë në kabinë, kanë fikur dritat. Me ne u sollën sikur jemi diversantë. kërkova rrobat personale për t’i marrë, nuk më lejuan. Turpi më i madh është të merren me një plakë, duke më kap për leckash 4-5 policë. As Serbi në Kosovë s’ka bërë si kanë bërë ata atë ditë. Unë i thash që hajde bëjmë kontratë, po jo ta prishin e të thonë ik ku të duash. Kam shkuar në Bashki për të folur, s’jam pranuar. Nuk kemi ku të shkojmë. S’më kanë lënë me marr ilaçet e mia. Qiraja është 300-400 mijë, ku të gjej lekë, sepse unë 100 mijë marr qira. Unë këtu do të jetoj, edhe nëse temperaturat janë të ulëta. S’kemi ’u të shkojmë. Po luftojmë me jetën. Unë dua të kem shtëpinë time, ashtu siç e kam pasur, metër për metër, cëntim për cëmtim. S’kam ku të shkoj. Më vjen zor të shkoj diku”, tha e moshuara.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet liza marku nis prishja e banesave te 5 maji liza marku nis prishja e banesave te 5 maji

Sondazh

Poll