Aktualitet

S’ka risi! PS garon më 6 mars me Emirjana Sakon në Durrës

21 Janar 2022, 09:48 Nga DOSJA
S’ka risi! PS garon më 6 mars me Emirjana Sakon në Durrës

DURRËS – Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako do të jetë kandidate për kryetare në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen në datën 6 mars. Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi datën e mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme vendore. Lajmi konfirmohet nga burime brenda kryesisë së PS në këtë qytet.

Sako për disa mandate ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Durrësit, ndërsa pak kohë më parë ajo u zgjodh si kryetare e komanduar e Bashkisë së Durrësit, pozicion që tenton ta fitojë me kohë të plotë në 6 Mars.

LAJMI KRYESOR: 6 Marsi/ Zbardhen kandidatët e parë, të besuarit e Ramës, Bashës e Berishës

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike bashkia durres emirjana sako zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bashkia durres emirjana sako zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll