Sport

VIDEO/ Barcelona dorëzohet në shtesë, Athletic fluturon në çerekfinalet e Kupës…

21 Janar 2022, 05:47 Nga DOSJA
VIDEO/ Barcelona dorëzohet në shtesë, Athletic fluturon në

SPANJE – Një sfidë pa frymë dhe emocionuese në “San Mamés”, ku Barça iu dorëzua një Athletic Bilbao të pashtershëm pas 120 minutash betejë.

Katalanasit i japin lamtumirën Kupës së Mbretit, duke ia lënë vendin baskëve, të cilët e gjejnë kualifikimin e merituar pasi kalojnë tri herë përpara në epërsi.

Skuadra e Marcelinos kompleton tablonë çerekfinale së bashku me Real Madrid, Real Sociedad, Betis, Valencia, Cadiz, Rayo Vallecano dhe Mallorca.

Baskët e Athletic Bilbaos jetuan një mbrëmje të paharrueshme, falë një paraqitjeje të mrekullueshme kolektive dhe numrave të vëllezërve Williams dhe idhullit vendas Muniain, i cili hap llogaritë në 2 ‘për t’i mbyllur në 106’ nga pika e penalltisë.

Pa Dembélé apo Luke De Jong dhe Depay, trajneri Xavi fillimisht la Ansu Fati në stol, duke u fokusuar edhe një herë tek i porsaardhuri Ferran Torres dhe çifti Jutglà-Abde. Por për të vjedhur shfaqjen është një tjetër çift, ai Williams-Muniain, që mbolli panik midis Piqué dhe shokëve të tij të skuadrës, të cilët shpikën një gol të mrekullueshëm që në minutën e 2-të. Barcelona po ecte keq, por në të 20-tën gjeti një barazim falë një kryevepre të Torres.

Katalanasit janë shumë më mirë në pjesën e dytë, kur kontributet e De Jong dhe Ansu Fati ndihmojnë për ta bërë manovrën më të shpejtë dhe më të rrjedhshme. Ndërkohë Athletic, pas hyrjes në fushë të Williams-it tjetër, Inakit, në të 85-ën kalojnë në epërsi 2-1. Veç ndeshja nuk ka mbaruar. Në sulmin e fundit të saj, Barça i bëri të heshtin tifozët vendase, falë Pedrit në minutën 90+3, që dekreton kohën shtesë pas rezultatit 2-2.

Në vijim, një Ansu Fati fatkeq, viktimë e një tjetër problemi muskulor, ndalon aty për të nëntën herë dhe nata bie mbi “blaugranët”. Athletic ka ende energji për të shtyrë. Në minutën e 105+1, VAR sheh një prekje të topit me dorë nga Albas. Penalltia dhe Muniain nuk gabon, duke fiksuar rezultatin 3-2, që kualifikoi për më tej basket e Athletic Bilbaos. Barcelona firmos dorëzimin.

Highlights | #AthleticBarça pic.twitter.com/vAatch6bMi

— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 21, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ankth te barcelona ansu fati baskët e athletic bilbaos dëmtimin e sulmuesit të talentuar ansu fati trajneri xavi ankth te barcelona ansu fati baskët e athletic bilbaos dëmtimin e sulmuesit të talentuar ansu fati trajneri xavi

Sondazh

Poll

Sport 20 Janar 2022, 22:52

Viktima të të pavaksinuarve

Novak Djokoviç, tenisti i rangut më të lartë botëror, sapo ka marrë një përjashtim mjekësor për të marrë pjesë në Australian Open. Djokoviç, i cil...