Sport

KUPA E ITALISË/ Roma mund Leccen me vuajtje, Mourinho gjen Interin në çerekfinale

20 Janar 2022, 22:05 Nga DOSJA
KUPA E ITALISË/ Roma mund Leccen me vuajtje, Mourinho gjen Interin në

ITALI- Roma mundi 3-1 Lecce-n dhe kalon në çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku do të luajë përballë Interit. Në stadiumin Olimpico do të ishin miqtë që do të kalonin fillimisht në avantazh në minutën e 13′ me një goditje me kokë të Calabresit.

Goli i barazimit erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë. Është Marash Kumbulla ai që shënoi në atë goditje me kokë.Me fillimin e pjesës së dytë, verdhekuqtë shfaqen edhe më kërkues. Zaniolo godet shtyllën dhe pak minuta më pas Abraham shënon golin e avantazhit. Gargiulo largohet me karton të kuq, pasi merr 2 të verdhë brenda 2 minutash.

Në disavatazh të një goli dhe me një lojtar më pak, bëhet akoma edhe më e vështirë për Leccen. Shomurodov shënon edhe golin e tretë dhe vulos suksesin e skuadrës së Mourinhos, që në çerekfinale do të përballet me Interin e Inzaghit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kumbulla roma kumbulla roma

Sondazh

Poll