Aktualitet

Me makina personale dhe polici, mbërrijnë materialet zgjedhore në Gjirokastër, drejtorat vëzhgojnë nga kafja (Video)

29 Qershor 2019, 14:48 Nga DOSJA
Me makina personale dhe polici, mbërrijnë materialet zgjedhore në

GJIROKASTËR- Kanë mbërritur materialet zgjedhore në qendrat përkatëse në Gjirokstër, në KZAZ-në nr.17., ku pritet të votohet ditën e nesërme. Siç shihet edhe në pamje siguruara nga Dosja.al, transporti i materialeve zgjedhore është bërë me makina personale dhe furgona.

Në makina është vënë re edhe prezenca e efektivëve të policisë.

Ndërsa në lokalin përballë KZAZ-së ku janë vendosur materialet shihen drejtorat e PS-së që vëzhgojnë transportimin e materialeve.

Aty ndodhen drejtori i CEZ Rezart Hoxha, drejtori i tatimeve Lilo Meta, drejtori i zyrës së punës Edi Pesha, drejtori i OSHEE-së në qark Robert Lili, drejtori I Sigurimeve Odise Kote, drejtoresha e konvikteve Dorjana Memaj.

(a.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster policia e gjirokastres shperndarja e materialeve zgjedhore gjirokaster policia e gjirokastres shperndarja e materialeve zgjedhore

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2019, 12:37

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja epiqendra

TIRANË- Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, rreth orës 13:25. Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti ka qen...