Aktualitet

Lëkundje tërmeti sërish në Korçë, qytetarët në panik

29 Qershor 2019, 13:17 Nga DOSJA
Lëkundje tërmeti sërish në Korçë, qytetarët

KORÇË- Vijojnë lëkundjet tërmetit në Korçë. Lëkundja e fundit është ndjerë pak minuta më parë, ndërsa mësohet se ka qenë me magnitudë 4.1 ballë se lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, duke krijuar panik te qytetarët. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Arrëz.

Kujtojmë se para disa javësh banorët e Floqit në Korçë kanë braktisur banesat e tyre, pasi u goditën nga 16 tërmete të fuqishme brenda 7 orëve.

U dëmtuan 307 banesa, 97 prej tyre të shkatërruara. Banorët e kësaj zone, janë strehuar në çadrat e ngritura nga Forcat e Armatosura dhe Emergjencat Civile.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 lëkundje tërmetesh në korçë termet ne korce 4 lëkundje tërmetesh në korçë termet ne korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2019, 12:37

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja epiqendra

TIRANË- Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, rreth orës 13:25. Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti ka qen...