Aktualitet

Donin të kalonin ilaçe kontrabandë nga Greqia, pranga 3 personave, 2 doganierë të Kapshticës nën hetim

29 Qershor 2019, 15:01 Nga DOSJA
Donin të kalonin ilaçe kontrabandë nga Greqia, pranga 3

KORÇË– Finalizohet operacioni “Farmacia”, duke arrestuar tre persona, ndërsa dy doganierë të pikës kufitare të Kapshticës janë proceduar penalisht.

Në prangat e policisë ka përfunduar: R.N, 35 vjeç, banues në Tiranë; Y.C, 47 vjeç dhe R.Xh, 58 vjeç, të dy banues në Korçë. Ndërsa nën hetim janë dy doganierët: K.P, 39 vjeç, banues në Bilisht dhe  H.Xh, 52 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë kontrollit në mjetin tip “Benz” të 47-vjeçarit me iniciale Y.C, u gjet e sekuestrua një sasi medikamentesh kontrabandë, të cilat i ishin marrë R.Xh. Ky i fundit do të bënte kalimin në mënyrë të kundërligjshme të saj, nga Greqia drejt Shqipërisë.

Dy doganierët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontrollin e duhur në mjetin e 58-vjeçarit.

Sasinë e medikamenteve shtetasi Y.C, do ta transportonte nga Korça në drejtim të Tiranës, për në farmacinë e shtetasit R.N, gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e së cilës, iu gjet e sekuestrua një tjetër sasi tjetër medikamentesh me mbishkrime të huaja, të dyshuara si kontrabandë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët e Seksioneve për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtoritë Vendore të Policive Korçë dhe Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin antikontrabandë të koduar “Farmacia”, si rezultuat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve:

• Y.C, 47 vjeç, banues në Korçë,

• R.N, 35 vjeç, banues në Tiranë,

• R.Xh, 58 vjeç, banues në Korçë.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy shtetasve të tjerë:

• K.P, 39 vjeç, banues në Bilisht

• H.Xh, 52 vjeç, banues në Pogradec (të dy me detyrë doganierë pranë Doganës së Kapshticës).

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në mjetin tip “Benz” të shtetasit Y.C, në Korçë, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të dyshuara kontrabandë, të cilën ky shtetas ia kishte marrë shtetasit R.Xh, i cili me mjetin e tij tip “Volksëagen Sharon”, bënte kalimin në mënyrë të kundërligjshme të saj, nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, duke shmangur detyrimet doganore.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se dy doganierët shtetasit K.P dhe H.Xh, kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontrollin e duhur në brendësi të mjetit tip “Volksëagen Sharon” të shtetasit R.Xh.

Sasinë e medikamenteve shtetasi Y.C, do ta transportonte nga Korça në drejtim të Tiranës, për në farmacinë e shtetasit R.N, gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e së cilës, iu gjet e sekuestrua një tjetër sasi tjetër medikamentesh me mbishkrime të huaja, të dyshuara si kontrabandë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen ilace kontrabande korce bllokohen ilace kontrabande korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2019, 12:37

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja epiqendra

TIRANË- Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar mesditën e sotme në Tiranë, rreth orës 13:25. Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti ka qen...