Aktualitet

Komentuesit duan drejtësi për 21 Janarin, Rama: Kam bërë timen, s’është me sustë

21 Janar 2022, 09:26 Nga DOSJA

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një foto me një përshkrim të shkurtër si kujtesë për protestën e 21 janarit, që i mori jetën katër protestuesve opozitarë të asaj kohe.

Ndërkohë, të shumtë kanë qenë komentuesit, të cilët i kanë shkruar Ramës se është vonuar shumë në dhënien e drejtësisë për këtë çështje, ndërsa Rama ia ka kthyer duke i thënë se ai e ka bërë të veten, por këto gjëra nuk janë me sustë.

Komentuesi: Te erdhi dita prap te hedhesh lule ne bulevard…se drejtesi duhen edhe ca vite te demostrosh Zotrote si Kryeminister!

Rama: Po, je shume i sakte, duhet ende kohe qe Reforma ne Drejtesi te jape te gjitha frytet e saj, sepse u be vetem para pak vitet se po te ishte bere qe ne vitet 90 do flisnim ndryshe fare sot! Drejtesia ne demokraci nuk behet me suste, s’jemi ne vitin 1945, kemi nderruar sistem, nuk e ben kryeministri as partia drejtesine lavdi Zotit, prandaj duhet durim sepse ato vendet me drejtesi qe shohim ne, kishin sistem drejtesie te drejte kur ne s’ekzistonim fare si shtet!

Komentuesi: I përjetshëm kujtimi.Po ju z.kryeminister nuk e mbajtët fjalën.Për më shumë sot e kësaj dite jini bërë njësh me vrasësit e tyre.Ju po hiqni zvarë dënimin e kriminelëve.Është turp që sot del dhe kujton ata që ranë për idealet tuaja.

Rama: keto ofendime nuk kane asnje lidhje me faktet e me argumentat, keshtu qe nuk kam cfare them fare sepse kush ofendon nuk do dialog, po do vetem te flase vete e te degjoje vete!

LAJMI KRYESOR: Sot 11 vjet nga 21 janari ku u vranë 4 protestues,familjarët sytë nga drejtësia e re

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike 11 vjet nga protesta e 21 janarit edi rama 11 vjet nga protesta e 21 janarit edi rama

Sondazh

Poll