Aktualitet

VD-Motra e Ziver Veizit: Mos më zër me gojë Berishën e asnjë, dua drejtësi

21 Janar 2022, 09:46 Nga DOSJA
VD-Motra e Ziver Veizit: Mos më zër me gojë Berishën e

FIER – Në 11- vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi. Motra e Ziverit, Trëndafilja, thotë se edhe sot, 11 vite më pas drejtësia nuk është vënë në vend dhe nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes.


“Nëse do të ketë ndonjë zhvillim do e merrni vesh ju të parët. Ne drejtësinë do e kërkojmë derisa të rrojmë. Drejtësinë do e kërkojmë për vëllanë tonë. Nuk dua të ma zësh në gojë Berishën dhe asnjë. Unë kërkoj drejtësi për vëllain tim, e kërkojmë dhe do e gjejmë”, u shpreh motra e Ziver Veizit, Trëndafilja.

Homazhet për Ziver Veizin kanë bërë bashkë familjarë, miq dhe drejtues të pushtetit vendor. Ndërkohë që e bija e Ziver Veizit deklaroi nga Tirana se shpresa për vendosjen e drejtësisë është ajo që i mban gjallë familjarët.

LAJMI KRYESOR: Sot 11 vjet nga 21 janari ku u vranë 4 protestues,familjarët sytë nga drejtësia e re

(f,m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 11 vjet nga protesta e 21 janarit ziver veizi 11 vjet nga protesta e 21 janarit ziver veizi

Sondazh

Poll