Aktualitet

VD-Dëbora ‘pushton’ Dibrën, makinat lëvizin me zinxhirë, s’ka probleme me energjinë

21 Janar 2022, 07:37 Nga DOSJA
VD-Dëbora ‘pushton’ Dibrën, makinat lëvizin me

DIBËR – Qyteti i Dibrës dhe fshatrat rreth saj janë zgjuar sot të mbuluara nga dëbora. Megjithëse moti është i ftohtë, me temperaturat që janë nën zero, pamja që të ofron ky qytet sa herë bie dëborë është e mrekullueshme. Moti i ftohtë ka ndryshuar mëngjesin e sotëm, duke sjellë reshje të dendura dëbore në shumicën e fshatrave të qytetit. Dëbora ka mbuluar çdo cep të qytetit, ndërsa në zonat e thella trashësia varion deri në 25 centimetër.


Situata rrugore sa u përket rrugëve nacionale Peshkopi- Tiranë vijon pa probleme. Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës kalimi duhet të bëhet me zinxhirë. Aksi Peshkopi-Draj Reç-Kukës me zinxhirë. Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd,segmenti nga Ostreni drejt Steblevës kalimi bëhet me zinxhirë.

Mësimi ka nisur normalisht, ndërsa ende nuk raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike.

LAJMI KRYESOR: Stuhia ‘ELPIS’ mbërrin në Shqipëri, temperatura EKSTREME në vend/Emergjencat: Kujdes

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dëborë në dibër moti i keq ne shqiperi dëborë në dibër moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll