Aktualitet

DETAJET nga ngjarja e rëndë në Kuçovë, flet autori: E vrava për borxhin që i kisha

21 Janar 2022, 08:03 Nga DOSJA
DETAJET nga ngjarja e rëndë në Kuçovë, flet autori: E

KUÇOVË – Fatime Suli, 64-vjeçarja që u gjet e vdekur një natë në parë në një kanal në fshatin Kozare në Kuçovë është vrarë nga komshiu i saj, i cili ka deklaruar pas marrjes në pyetje se vrasja ka ndodhur për disa para borxh, që Marra i kishte familjes së gruas.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare. Familjarët e 64-vjeçares e kishin kërkuar atë prej orësh dhe më pas kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm një orë më pas, gruaja u gjet në kanal 1 km larg banesës së saj.

Në momentin e gjetjes së trupit, gruaja ishte e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe dhe rrogoza domatesh brenda në kanal. Viktima u transportua drejt morgut të spitalit të Beratit. Si rezultat i autopsisë u arrit në përfundim se ajo ishte mbytur me duar. Kjo vuri në lëvizje policinë e Beratit, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

LAJMI KRYESOR: E rëndë në Kuçovë, mbyt 63-vjeçaren me duar dhe e hedh në kanal, shkak borxhi

(E.H/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret fqinjen ne kucove fatime suli fetah marra vritet fatime suli burri vret fqinjen ne kucove fatime suli fetah marra vritet fatime suli

Sondazh

Poll