Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri, ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes, akset ku duhen zinxhirët

21 Janar 2022, 09:28 Nga DOSJA
Moti i keq në Shqipëri, ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes,

SHQIPËRI – Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar në lidhje me situatën e motit të keq që ka përfshirë vendin tonë që prej pasdites së djeshme, ndërsa i ka bërë apel sot shoferëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin me shpejtësi, veçanërisht në zonat malore.

Në njoftimin e ARSSH theksohet se nevojitet pajisja me zinxhirë apo goma dimërore, për të lëvizur në rrugë, ndërsa bën me dije se, reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Njoftimi i ARRSH:

“Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës. Apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan ARRSH.

LAJMI KRYESOR: ‘ELPIS’ mbërrin në Shqipëri, dëbora ‘pushton’ Kukësin e Dibrën, situata nën kontroll

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrsh moti i keq moti i keq ne shqiperi arrsh moti i keq moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll