Aktualitet

Bllokohet qarkullimi në Peshkopi, shoferët lëvizin pa zinxhirë, kaos në rrugë, VIDEO

21 Janar 2022, 10:07 Nga DOSJA
Bllokohet qarkullimi në Peshkopi, shoferët lëvizin pa

PESHKOPI – Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të mëdha me qarkullimin e mjeteve në qytetin e Peshkopisë, ku duket se shoferëve u ka ardhur e papritur kjo gjë, pasi nuk kishin marrë asnjë masë për automjetet e tyre për të qarkulluar.

Disa prej automjeteve që përdorin akset kryesore të qytetit, por jo vetëm, janë bllokuar njëri pas tjetrit, duke shkaktuar kaos në qarkullim. Disa prej tyre shihen teksa xhirojnë gomat në vend, por dëbora dhe ngricat e bëjnë të pamundur që të lëvizin.

Moti i keq ka përfshirë prej mbrëmjes së djeshme gjithë Qarkun e Dibrës, ndërsa sot qyteti dhe rrethinat e Peshkopisë janë zgjuar të mbuluar nga dëbora, që ka arritur në disa centimetra.

LAJMI KRYESOR: ‘ELPIS’ mbërrin në Shqipëri, dëbora ‘pushton’ Kukësin e Dibrën, situata nën kontroll

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne diber moti i keq ne shqiper moti i keq ne diber moti i keq ne shqiper

Sondazh

Poll