Bota

Vaksinim me detyrim për të rriturit në Austri që nga 1 shkurti, gjobë nëse refuzojnë

21 Janar 2022, 07:05 Nga DOSJA
Vaksinim me detyrim për të rriturit në Austri që nga 1

VJENË – Austria ka miratuar ligjin që detyron të gjithë shtetasit e saj të vaksinohen kundër Covid-19. Ky vendim hyn në fuqi që në 1 shkurt dhe vlen për të rriturit. Nëse qytetarët nuk janë vaksinuar do të përballen me gjoba deri në 600 euro pas 15 marsit dhe nëse refuzojnë sërish do të gjobiten deri në  3,600 euro.

Projekt-ligji u miratua në mbledhjen e Dhomës së Ulët të Parlamentit të Austrisë dhe u votua me 137 vota pro dhe 33 kundër. Pas miratimit në Parlament, projekt-ligjit duhet të kalojë te dhoma e sipërme dhe të nënshkruhet nga presidenti Alexander Van der Bellen, hapa të cilët do të jenë kryesisht formalitete.

Afërsisht 72% e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore. Pas përfundimit të një mbyllje të 4 në vend për  shkak të variantit Omicron, infektimet janë rritur ndjeshëm dhe për të shmangur një tjetër mbyllje vaksinimi do të bëhet me detyrim.

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid-19 ne austri vaksinim i detyrueshem covid-19 ne austri vaksinim i detyrueshem

Sondazh

Poll