Politike

“SKEMA”/ Zgjedhjet, Agron Duka: Do shohim kush kandidatat pëlqehet,atë do mbështesim

20 Janar 2022, 20:18 Nga DOSJA
“SKEMA”/ Zgjedhjet, Agron Duka: Do shohim kush kandidatat

TIRANË– Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka bërë me dije “skemën” sesi do të reshtohen në zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 Bashki të vendit që do mbahen më 6 mars. Gjatë fjalës së tij në emisionin “Open”, Duka tha se ka konsumuar një takim informal me ish-kryeministrin Sali Berisha, por nuk ka akoma një marrëveshje me të. Gjithashtu shton se mënyra se si PAA do të veprojë është se në secilin qark do të vendohet në mbëshetetje të kandidatit që do të pritet më mirë nga qytetarët. 

Kam bërë takim informal në kafe me zotin Berisha. Ai ka dhënë opsionet e veta dhe përse ky grup mund të fitojë zgjedhjet. Mendon se duke zgjeruar bazën e PD mund të fitojë. Ndërsa unë jam skeptik nëse e ndarë PD-ja mund të fitojë. Unë një vendim e kam marrë. Kam folur edhe me Mediun e Shehin. Nëse ne mbëshetesim një grup, duket se mbajmë anë. Të dy palët mendojnë se kanë të drejtë, por nuk shohin fajet e veta. Nuk marr dot rolin e një gjyqtari. Në Durrës psh do të shohim kandidatat, kush parapëlqehet me shumë do të mbështesim atë. Në Shkodër mund të na pëlqejë një tjetër e do mbëshetim atë,”-tha ai në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron duka zgjedhjet e pjesshme lokale agron duka zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll