Politike

Koalicion me LSI për zgjedhjet lokale, Ristani: Po flasim…s’kam akoma përgjigje

20 Janar 2022, 20:13 Nga DOSJA
Koalicion me LSI për zgjedhjet lokale, Ristani: Po

TIRANË– Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka bërë me dije se Komisioni i Rithemelimit të PD kanë nisur bisedimet me partitë opozitare për të bashkuar forcat për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Gjatë fjalës së tij për emisionin “Open”, ai pranoi se ka bisedime për bashkim edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, por shtoi se ende nuk ka një vendim përfundimtar. Ndërsa sa i përket tezës për krijimin e një partie të re, Ristani shtoi se është ende herët për të dhënë një përgjigje përfundimtare.

“Po bisedojmë për një koalicion të gjerë, e në varësi do të vendoset edhe përfaqësimi. Jemi në bisedime me të gjitha forcat e djathta opozitare. Nuk kam një përgjigje sot për këtë. Jemi në bisedime duke u marrë me këtë punë. është momenti kur primaret janë bashkimi. Do e gjejmë formën për t’u bashkuar. Me LSI? Po flasim me LSI dhe me parti të tjera. Parti e re? Është shpejt për të dhënë,“-tha në fjalën e tij anëtari i Komisionit të Rithemelimit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arben ristani zgjedhjet e pjesshme lokale arben ristani zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll