Politike

VD/ Basha me kolonë makinash me targa “Zgjedhim të ardhmen”, pritje me lule në Laç

20 Janar 2022, 16:11 Nga DOSJA
VD/ Basha me kolonë makinash me targa “Zgjedhim të

LAÇ – Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha iu rezervua një pritje e ngrohtë dhe entuziaste në Kurbin. Lideri i opozitës u shoqërua nga një kolonë e gjatë automjetesh me targa “Zgjedhim të ardhmen”. Në dritaren e makinave kanë dalë mbështetës të tij me flamuj të PD.

Me të mbërritur në Laç, Bashën e kanë pritur një grup simpatizantësh demokratë dhe mbështetës të tij, të cilët i kanë dhuruar lule.

Në momentin që Basha po i drejtohej sallës ku zhvilloi takimin me demokratët e Kurbinit, Lezhës, Mirditës dhe Rrëshenit, një person u dhunua jashtë sallës. Ai rezultoi mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe në momentin që Lulzim Basha po futej në sallë, ai bërtiti “Basha ik!”. Disa demokratë të tjerë ndërhynë dhe e goditën me grushta të riun. Gjithçka u mbyll me ndërhyrjen e policisë.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Basha në Kurbin, pritet me protesta

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike basha me demokratet e kurbinit basha me demokratet e kurbinit

Sondazh

Poll