Politike

VD-Berisha “non grata”, Basha: Vala që goditi vendin tonë do përhapet në Ballkan

20 Janar 2022, 15:01 Nga DOSJA
VD-Berisha “non grata”, Basha: Vala që goditi vendin tonë

LAÇ – Lideri i opozitës Lulzim Basha tha se aleatët e Partisë Demokratike dhe Shqipërisë duan që kjo parti të jetë forca qeverisëse e vendit. Në takimin me demokratët e Kurbinit, lideri i PD tha se në të gjithë Ballkanin po përhapet vala e spastrimit të politikanëve të korruptuar nëpërmjet shpalljeve ‘non grata’ nga SHBA, e cila nisi në Shqipëri me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai shtoi se Perëndimi nuk do ta lejojë Ballkanin të kthehet në kohën e ish-Bashkimit Sovjetik.


“Miqtë e mi, duhet të përkthehet në ceprim në çdo lagje të Rrëshenit, Laçit, Lezhës Rubikut, njerëzit e vlerave, shumica e heshtur e shqiptarëve që nuk e përdor gjuhën e urrejtjes

Thonë se Rama nuk ka aleat më të mirë për korrupsionin se Berisha. Mesazhet e aleatëve, nuk kanë nevojë për përkthim, për t’i rrotulluar dhe për të parë filxhanin e kafesë. Duan të shohin të ardhmen, jo ta shohin PD si opozitë e fortë, por duan dhe presin që të jenë përsëri në krahun tonë, kur PD të qeverisin vendin. Si forca që solli demokracinë dhe shtetin e drejtë të së drejtës, jo të një pakice që ka marrë peng 31 vite si plaçë të 3-4 familjeve.

E dinë se nga kjo stuhi që goditi brigjet tona do shtrihet anembanë Ballkanit për të rrëzuar pemët e kalbura të korrupsionit, për të mos ia lëshuar Ballkanit Perëndimor atyre që duan ta kthejnë në kohën e BS.

Kurrë mos ardhtë dita që të mos kemi mendime të ndryshme. Atëherë do merrnim fund si parti”, u shpreh Lulzim Basha.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Basha në Kurbin, pritet me protesta


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha non grata sali berisha lulzim basha non grata sali berisha

Sondazh

Poll